Armando Broja është shumë pranë kalimit në West Ham.
Sulmuesi shqiptar ka arritur marrëveshje personale me West Hamin.
Ndërkohë, West Hami është pran arritjes së marrëveshjes edhe me Chelsean.
“Çekanët” insistojnë për marrëveshje të përhershme, ndërsa topi tani është te “Blutë”.
Armando Broja pati një sezon të mirë në huazim te Southamptoni, çka bëri që shumë klube të interesohen për shërbimet e tij.