Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për ndeshjen e madhe të Kosovës ndaj Turqisë.
Kjo ndeshje luhet në kuadër të finales të “play-offit” për Botëror.
Për këtë ndeshje ka reaguar edhe Armand Duka, i cili i uroi suksese kombëtares dardane.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Duka ka shkruar se në këtë ditë mund të ishim dy, por jemi vetëm një.






