6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

ARKEP u jep të drejtë qytetarëve, kontratat me IPKO-n mund t’i shkëputeni pa asnjë pasojë, nëse nuk pajtoheni me ndryshimet e kushteve

- Advertisement -

Pushtimi” i platformës IPKO me kanale serbe dhe ato turke, pas heqjes së kanaleve nga Shqipëria, të paketës Digitalb, i ka irrituar shumë klientë të operatorit slloven në Kosovë.

Ndërkohë që përkundër ndryshimeve dhe mos përmbajtjes së marrëveshjes nga ana e tyre, IPKO ka provuar që t’i obligojë abonentët e saj me kontrata që të qëndrojnë klientë të saj duke mos iu ofruar mundësinë e shkëputjes së kontratave. Por, kjo po del se po ndodhë jashtëligjshëm nga ana e operatorit slloven në Kosovë, IPKO.

Dhe për këtë, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare përmes një njoftimi publik u ka bërë të ditur konsumatorëve se “Bazuar në Rregulloren nr. 38 për Kontratat, transparencën dhe publikimin e informatave dhe masave tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike, neni 5 (shkëputja e kontratave), paragrafi 2 përcakton që: Parapaguesit duhet të informohen për të gjitha ndryshimet e propozuara në kushtet e kontratës jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve”.

Në rast të mospajtimit me ndryshimet e kushteve, parapaguesi ka të drejtë që pa asnjë pasojë të shkëputë kontratën”, thuhet tutje në sqarim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit