28.1 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Arjon Gashi – Nga një fëmijë që dikur këndonte, në një krijues që sot u jep zë dhe skenë fëmijëve të tjerë

- Advertisement -

Nga një djalosh i vogël që me zërin e tij të pastër përformoj në shumë manifestime kulturore dhe kombëtare, në një artist dhe udhëheqës kulturor që sot krijon skena për brezin e ri – ky është rrugëtimi i Arjon Gashit, një emër që po lë gjurmë të thella në muzikën shqiptare dhe në zhvillimin e kulturës në Kosovë.

Arjon Gashi është krijuesi dhe drejtori i festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë “Melodia” në qytetin e Klinës, një ngjarje që këtë vit zhvilloi edicionin e saj të parë.

Por rrugëtimi i Arjonit nuk ndalet vetëm te “Melodia”.

Në bagazhin e tij artistik, përkundër moshës së re, mban me krenari qindra këngë të kompozuara që përfshijnë stile të ndryshme – nga këngët epike e lirike, deri te kompozimet për fëmijë. Për më tepër, ai është kompozitor i 19 filmave shqiptarë dhe 4 serialeve televizive, si dhe orkestrues i shumë projekteve të njohura muzikore.

Sot, Arjon Gashi është një shembull frymëzues për të rinjtë në Kosovë, duke treguar se me punë të palodhur, pasion dhe përkushtim, ëndrrat bëhen realitet.

 

Të ngjashme

Të fundit