6.4 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

Arjan Curri në “Big Brother VIP 5”?! Analisti: Filozofia hyn kudo, do kërkoj që…

- Advertisement -

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë analisti dhe teologu Arjan Curri, për një bisedë pa filtra dhe plot provokime nëpërmjet deklaratave të tij të forta…

Kanë qarkulluar shumë fjalë që do të hysh në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”…

Më ndaloi një polic para disa ditësh që më pyeti. Tha që kishte hedhur bast dhe mendonte se do futesha dhe kolegët e tij nuk e besonin. Po e mendoj që të futem, i thashë. Kam një bast tjetër, këtë radhë jo me studentët e mi, por me kolegët e mi, që filozofia nuk mund të futet dot kudo dhe cilësia nuk mund të futet dot kudo, dhe mendimi nuk mund të futet dot kudo, qoftë edhe në një reality show. Unë mendoj që mund të futet. Një reality show mund të jetë shumë filozofik, mund të jetë shumë i thellë, mund të jetë shumë i gjerë, mund të jetë shumë i lartë. Mund t’i ketë të gjitha dimensionet, qoftë edhe dimensionin e katërt që nuk e shohim me sy. Po e mendoj seriozisht që të futem.

“Kam një vajzë 15 vjeçe”/Habit Arjan Curri: Më ngjan më shumë mua se…

Ta kanë bërë si ofertë?

Jo, por kjo nuk do të thotë që të mos e bëj unë si ofertë. Unë ndonjëherë gjërat që dua i kërkoj dhe vetë. Nuk pres të m’i kërkojnë gjërat, i kërkoj vetë kur i dua.

Nëse do ishe aty brenda, si mund të ta sillte produksioni ty si surprizë bashkëshorten tënde, lirinë, dhe vajzën tënde, Irinin aty?

Lirinë do e kisha me vete. Vajzën nuk do të doja të ma sillnin aty, se është minorene, nuk i merr dot vendimet vetë.

 

Çfarë do i kërkoje Vëllait të Madh në Dhomën e Rrëfimit?

 

Të më linte të thoja ç’të doja. Do i provokoja shumë shqiptarët dhe konkurrentët e tjerë. Do i bëja të gjithë që të shanin, të mendonin… Më eksiton pjesa e të provokuarit popullin tim.

 

Si e mendon hyrjen tënde aty?

Mund të vishja tunikën e një filozofi. Ti e di si rrinin filozofët në antikitet, kishin një çarçaf të bardhë që e hidhin sipër. Me tunik do futesha. Do futesha i veshur ose si filozof, ose si prift.

Të ngjashme

Të fundit