Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bjeshkët e Sllovakisë, ku dy bjeshkatarë çiklistë janë sulmuar nga një ari.
Për njërin, sulmi ka rezultuar relativisht me fat, por bjeshkatari i dytë ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është ne rrezik për jetën.
Ariu e ka sulmuar kryesisht në kokë, duke ia shkatërruar gjithë pjesën e fytyrës.
Sipas hetimeve të para, sulmi ka ardhur si pasojë se ariu i murmë ka qenë së bashku me të vegjlit e saj.
Me fillimin e sezonit të pranverës, shpesh vinë deri te rastet e sulmeve nga kafshët e egra.
Një ngjarje më tragjike ndodhi të martën e kaluar në Alaskë, ku një ushtar amerikan ishte sulmuar për vdekje nga arusha.