14.7 C
New York
Saturday, October 4, 2025

Buy now

Arijanet Muric vlerësohet me notën 10-të në fitoren e Sassuolos

- Advertisement -

Sassuolo doli me tre pikë nga një ndeshje e vështirë ndaj Veronës, duke fituar 1-0 falë golit të Andrea Pinamontit, i cili shënoi pas një penalltie të pritur nga portieri Montipò.

Verona kontrolloi pjesën më të madhe të posedimit, por u zhgënjye në përfundim, me brazilianin Giovane Nascimento që provoi plot pesë herë portën kundërshtare.

Mundësia e artë për Sassuolon erdhi kur Suat Serdar faulloi Alieu Faderan në zonë, duke dhuruar penalltinë vendimtare. Pinamonti nuk ia doli nga pika e bardhë, por ishte më i shpejti në topin e kthyer dhe e dërgoi në rrjetë.

Pjesa e parë ishte e gjallë, me raste nga të dyja skuadrat.

Arijanet Muric u detyrua të bënte disa pritje vendimtare ndaj Giovane dhe Serdar, ndërsa Montipò ndali një goditje të fuqishme të Armand Laurienté.

Goli erdhi në minutën e 71-të pas penalltisë së akorduar për Sassuolon. Montipò priti ekzekutimin e Pinamontit, por sulmuesi reagoi menjëherë dhe e shtyu topin në rrjetë nga afër.

Në minutat e fundit, Verona kërkoi me ngulm barazimin me raste nga Gift Orban dhe Jean-Daniel Akpa Akpro, por Muric mbeti i pathyeshëm dhe siguroi fitoren për Sassuolon.

Portieri dardan madje mori notën 10-të nga SofaScore për paraqitjen e sotme duke u shpallu lojtari i ndeshjes.

Me këtë rezultat, Neroverdët ngjiten më lart në tabelë, ndërsa Verona vazhdon krizën e saj para portës, duke mbetur ende pa fitore këtë sezon në Serie A.

Të ngjashme

Të fundit