9 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

Arifi: Vjosa Osmani s’ka trup politik mbi të cilin nuk është në gjendje të shkelë vetëm të jetë prapë presidente

- Advertisement -

Ish-diplomati Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila nuk e përjashtoi mundësin që të garoj edhe për një mandat.

Arifi e ka kritikuar presidenten, duke thënë se “s’ka trup politik mbi të cilin nuk është në gjendje të shkelë vetëm e vetëm që të jetë prapë Presidente.”

Ai ka shtuar se Kosova nuk ka nevojë për të dhe se asnjë vlerë nuk i ka sjellë vendit gjatë viteve të kaluara. Sipas Arifit, presidentja do të bëjë gjithçka për karrierën e saj, pa u marrë parasysh interesat e Kosovës.

“S’ka trup politik mbi të cilin nuk është në gjendje të shkelë vetëm e vetëm që të jetë prapë Presidente. Kosova nuk ka nevojë për të. Asnjë vlerë nuk i ka sjellë Kosovës në vitet e shkuara. Gjithçka do të bëjë për karrierën e saj”, tha Arifi për GazetaBlic.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë të premten se Vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do ta marrë “vetëm duke pasur parasysh interesin” e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Mandati pesëvjeçar i presidentes Osmani përfundon më 7 prill të vitit 2026.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit