Home Lajme Arifi tregon me fakte sesi Kurti po gënjen: Asnjë obligim ligjor i FSK-së pas vitit 2018 nuk lidhet me obligimet e vitit 2013

Arifi tregon me fakte sesi Kurti po gënjen: Asnjë obligim ligjor i FSK-së pas vitit 2018 nuk lidhet me obligimet e vitit 2013

0
Arifi tregon me fakte sesi Kurti po gënjen: Asnjë obligim ligjor i FSK-së pas vitit 2018 nuk lidhet me obligimet e vitit 2013
Opinionisti, Avni Arifi, ka treguar me argumente sesi kryeministri Kurti është duke e manipuluar opinionin publik sa i përket zotimit të vitit 2013. 

Sipas tij, në vitin 2013 FSK nuk ishte ushtri e dhe statusin ligjor e ndërroi në vitin 2018.

Postimi i plotë:

Albini duhet të ndalojë abuzimet me FSK-në dhe rolin e saj të mundshëm në veri. Hashim Thaçi nuk ka marrë asnjë obligim për mos dërgimin e ushtrisë në veri por për FSK-ne e krizave emergjente çfarë ishte në fakt statusi i FSK në vitin 2013. FSK e vitit 2013 nuk është e njëjta FSK e vitit pas 2018. Ky është tjetër entitet ligjor

Zotimi i Thaçit nga viti 2013 për FSK-në ka qenë kur FSK-ja ka pasur status tjetër si organizatë, siç ka qenë edhe TMK-ja para shpalljes së Pavarësisë. Vetëm shtetet që nuk e kanë njohur ushtrinë e Kosovës e shohin FSK-në si krijesë të krijuar në vitin 2008.
Asnjë obligim ligjor i FSK-së pas vitit 2018 nuk lidhet me obligimet e vitit 2013. FSK-ja e vitit 2013 nuk ka pasur mandat ushtarak, por ka qenë mekanizëm për menaxhim emergjencash dhe deminim. Në vitin 2018, legalisht nuk është valid ai nënshkrim sepse FSK-ja ka mandatin e forcës ushtarake. Pyet cilin të duash zyrtar ligjor dhe ta sqaron.
Si ish shef stafi i Kryeministër e konfirmoj se ka pas kërkesë që marrëveshja e 2013 pas ndërrimit të statusit ligjor të FSK të rinovohej por kjo kërkesë ishte refuzuar nga ish-Kryeministri Haradinaj.
Exit mobile version