Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se Serbia është shumë larg integrimit evropian.
Ai u shpreh se duhet një kulturë evropiane, derisa tha se Bashkimi Evropian i ka evidentuar veprimet e saj.
“Serbia është shumë larg integrimit evropian, pra nuk mjafton vetëm një deklarim politik apo ndonjë reformë juridike, por duhet që të ketë një kulturë evropiane”.
“Veprimet e saj Bashkimi Evropian veç i ka evidentuar në shumicën e rasteve tash dhe do t’i kërkohet çdo ditë që t’i zbatojë rregullat për të cilat Bashkimi Evropian ka investuar që një kohë të gjatë në Serbi”, tha ai.
Arifi u shpreh se Serbia është zotuar para BE për Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Brukselit dhe sipas tij, këto janë rregulluar që duhet zbatuar.
“Ato janë kërkesa për të, sepse Serbia është zotuar para Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Ohrit dhe atë të Brukselit, kështuqë këto janë rregullat që Serbia duhet t’i zbatojë sa më shpejt që të jetë e mundur, që të hapet një dritare tjetër edhe për rajonin, por edhe për vet Serbinë”, tha profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare./Klankosova.tv






