-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Arifi: Serbia ka qenë kundër shqiptarëve, ka vrarë myslimanë e katolikë

- Advertisement -

Ish-kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Serbia ka dashtë që shqiptarët t’i shkatërrojë.

Sipas tij, Serbia ka djegur xhamia, kisha, ka vrarë shqiptarë myslimanë e katolikë.

“Identifikimi i krejt asaj që jemi ne, është shqiptar.  Ata kanë dashur të na zhdukin si shqiptarë. Sa i përket fesë, është zgjedhje e secilit. Nuk më pengon feja e dikujt, nëse do iu takoja në qytet kurrë s’do të ju pyesja për fe”.

“Është një fjali e Faik Konicës për mua, ku thotë se ‘shqiptarët nuk ndahen në të krishter e në muhamedanë, por ndahen në dy anë, ana e kombëtarëve në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet dhe ana e zuzarëve’”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.

Duke folur për “Lëvizjen e Deçanit”, Arifi tha se në çdo iniciativë duhet parë ana ligjore, teksa sipas tij, nëse niset një iniciativë për t’i kthyer shqiptarët nga myslimanë në ortodoksë, nuk të arrijnë t’i përçajnë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit