Paparaci ka raportuar dje se në aferën 37 milionë euroshe që përshkruhet në dosjen e Prokurorisë Speciale ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, aty përfshihet edhe Këshilltari i Jashtëm i Albin Kurtit, Fisnik Korenica, i angazhuar për çështje të dialogut Kosovë-Serbi.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-diplomati, Avni Arifi, i cili ka thënë se krejt rrethi i Kurtit do të dalë “strujaxhi”.
“Ky rrethi i Kurtit krejt “Strujaxhi” dojne me dal. €700 milion import gjatë mandatit, si duket edhe filozofët do t’i kthej në “tuxhar strujaxhi”. Bile t’kish pas rrymë.” – ka shkruar ai.