31.5 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Arifi: Rikandidimi i Albulena Haxhiut, do të thotë se Kurti dhe VV janë të interesuar ta vazhdojnë bllokadën

- Advertisement -

Ish-diplomati Avni Arifi ka komentuar mbi situatën politike në Kosovë, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti po vazhdojnë të përcaktojnë dinamikat politike, duke shtyrë krizën për të krijuar mundësinë e zgjedhjeve të reja

Sipas Arifit, rikandidimi i Albulena Haxhiut për postin e kryetares së Kuvendit është një hap që tregon se Kurti dhe VV nuk janë të interesuar të formojnë një qeveri, por duan të mbajnë bllokadën politike derisa të arrijnë momentin e përshtatshëm për zgjedhje të reja.

“Kurti, pasi është partia e parë dhe ka numër të madh deputetësh, vazhdon të përcaktojë dinamikat politike. Asnjë parti nuk ka shprehur se ka ndryshuar mendim për Albulenën, andaj rikandidimi i saj nënkupton se Kurti dhe VV janë të interesuar të vazhdojnë bllokadën deri ditën kur u vjen momenti për të dërguar vendin në zgjedhje”, tha Arifi.

Ai ka theksuar se, pavarësisht tentativave për të krijuar një qeveri, aktualisht nuk ka mjaftueshëm mbështetje për të formuar një shumicë, pasi, sipas tij, “nuk ka 61 vota për të formuar qeverinë.”

“Kjo mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve lokale ose menjëherë pas tyre, por një gjë është e sigurt: nuk do të krijohet qeveri, pasi nuk ka 61 vota për të formuar një qeveri”, tha Arifi për GazetaBlic.

Të ngjashme

Të fundit