Raportet Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte një nga temat e trajtuara në edicionin e sotëm të Info Magazines në Klan Kosova.
Ish-kryenegociatori në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, deklaroi se raportet mes Kosovës dhe ShBA-së janë në etapën më të rëndë.
“Në të kaluarën ka pasur shkëmbim idesh, ndonjëherë edhe zëra të lartë ka pasur rezistencë ndaj disa ideve dhe opinioneve të ndryshme, por kurrë nuk ka ekzistuar një mosbesim i tillë çfare është sot ndaj Kosovës, çfarë ekziston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një mosbesim total”, tha Arifi.
“Është hera e parë që prej se jemi shtet që në një iniciativë të Kosovës që të anëtarësohet apo që të ketë njohje, është e hera e parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e kanë ndërmarrë asnjë angazhim që të jetë në Këshillin e Evropës”, tha ai në Klankosova.tv