Lajme

Arifi: Radojiçiqi mund të dënohet në Serbi me 12 vjet burgim për sulmet e Banjskës

By GAZETA SCANNER 1

October 04, 2023

Naser Arifi, avokat në Preshevë, thotë se në bazë të ligjeve në fuqi që i ka Republika e Serbisë, nuk ka mundësi që të bëhet ekstradimi i Milan Radojiqiqit në Kosovë, për arsye se ekstradimi mund të ndodh vetëm mes shteteve që janë të njohura mes veti, ose që kanë marrëveshje.

Për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova ai vlerësoi se në bazë të veprave të kryera nga Radojiqiqi, në këto raste parashihet dënimi prej 2-12 vjet burgim.

“Nuk e dimë se si do të zhvillohet procedura penale. Ka mundësi t’i caktohet paraburgimi duke u nisur prej asaj se këtu kemi të bëjmë me dy vepra penale, ndoshta edhe me veprën tjetër në të cilën do të lidhet edhe vrasja e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, atëherë sipas të gjitha gjasave këtu duhet të propozohet e t’i caktohet paraburgimi Radojiqiqit për arsye se ka mundësi të ndikojë edhe te dëshmitarë tjerë të grupit, dhe ka mundësi edhe ta përsërisë ndoshta veprën penale, se këtu kemi të bëjmë me një organizim jashtëzakonisht të përgatitur mirë, mirëpo duke iu falënderuar Policisë së Kosovës janë evituar edhe vepra tjera më të rënda që sigurisht grupi ka pasur plan t’i kryejë”, deklaroi avokati Arifi.