0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Arifi: Qeveria Kurti ka ndërprerë komunikimin me Preshevën për arsye subjektive

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se Qeveria aktuale ka ndërprerë komunikimin me ta për arsye subjektive.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1 tha se aktualisht nuk kanë asnjë komunikim me Qeverinë Kurti II.

“Është një precedentë për Luginën e Preshevës konkretisht për Komunën e Preshevës, ku Qeveria aktual komunikimin me ne e ka ndërpre për çështje subjektive, çështje këto të cilat neve nuk na ndihmojë në asnjë formë. Momentalisht s’kemi komunikim me Qeverinë Kurti”, ka thënë Arifi.

Javë më parë gjatë një vizite në Luginën e Preshevës nga zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, kreu i Preshevës nuk kishte marrë pjesë në një drekë të përbashkët me politikanë shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Ndërsa, duke folur për vizitën e sotme në Prishtinë dhe takimet me përfaqësues të opozitës, tha se nuk është diçka e re, pasi shumë nga ta i ka miq.

Arifi tha se në këto takime i ka zhvilluar për të diskutuar për situatën e dialogut e cila siç tha ai po hynë në një fazë përfundimtare dhe është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Dialogu në Bruksel flet shumë për të ardhmen tonë. Në këtë kontekst ne duhet ta inkuadrojmë perspektivë tonë”, tha Arifi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit