Opinionisti politik, Avni Arifi, ka bërë thirrje që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të kërkoj përgjegjësi ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në lidhje me vonesat e paprecedenta në procesimin e numërimit të votave.
Gjatë një paraqitje në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Arifi rikujtoi shkarkimin e kryetares së KQZ-së nga Osmani pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.
Ai argumentoi se Osmani nuk po tregon të njëjtin angazhim tani për të kërkuar përgjegjësi nga institucioni zgjedhor.
“Zgjedhjet e 2021-ës kanë shkruar pa problem. Ka fituar Lëvizja Vetëvendosje. Është bërë certifikimi në një afat rekord dhe pasi është përfunduar e gjithë ajo, presidentja e vendit ka pa hapësirë me shkarku kryetaren e KQZ-së. Nuk është çështje e zgjedhjes së qershisë, këtë po e dua e këtë s’po e dua. Nëse ka pasë kompetencë dhe e ka parë për ta raujtur pavarëinë e institucionit në atë kohë Presidentja, është e pajustifikueshme tash të mos kyçet në proces për shkak se ne nuk po kërkojmë nga Presidentja me dalë m’i mbrojtë partitë politike. Ne po kërkojmë konform përgjegjësisë së saj me kërku përgjegjësi ndaj KQZ-së.” – tha Arifi.