Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.
Arifi ka thënë se Kurti e ka filluar me stikera në tabelat e veturave, dhe po e vazhdon me implementimin e vendimeve të Millosheviqit, dhe sipas tij do ta përfundojë me Zajednicën.
“Kryeministri “im” Kurti filloi me stikersa në tabelat e veturave, po vazhdon me implementimin e vendimeve të Millosheviqit me rastin e 24 hektarëve të Manastirit të Deçanit ndërsa do të përfundojë me Zajednicën.” – ka shkruar Arifi në Twitter.
Ai tutje ka thënë se “dojnë pushtetin më shumë se vendin, apo siç thoshte pronari i villës luksoze në “Marigona Hill” njëherit ministri i “tenderave” Aliu, “Republika e Kosovës është projekt i përkohëshëm“.
“Maskarada po bie, çdo ditë e më shumë. Kështu kanë epilogun popullistët e devijuar dhe të konvertuar. Dojnë pushtetin më shumë se vendin, apo siç thoshte pronari i villës luksoze në “Marigona Hill” njëherit ministri i “tenderave” Aliu, “Republika e Kosovës është projekt i përkohëshëm“. – ka përunduar Arifi.