-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Arifi: Ose duhet ta ndërrojmë kryeministrin, ose qasjen ndaj ShBA-së

- Advertisement -

Presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, ndonëse ende nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën, ka zhvilluar biseda telefonike me krerë të ndryshëm shtetesh nëpër botë.

Në mesin e tyre është edhe biseda me presidentin serb, Alleksandar Vuçiq.

Por, nuk ka ndonjë raportim se ka pasur bisedë telefonike edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Opinionisti Avni Arifi, në Rubikon të Klan Kosovës, duke u ndërlidhur me këtë çështje, ka thënë se Kosova më mirë i ka pasur raportet me ShBA-në kur nuk ka pasur ambasadë atje.

“Nganjëherë e kam përshtypjen se më mirë i kemi pasur punët me ShBA-në kur nuk kishim ambasadë, sesa tani që kemi. Kjo për shkak se kur nuk kishim ambasadë, punën e kryente lobi shqiptaro-amerikan, ka qenë një fuqi shumë e madhe lobuese. Pra, për 3-4 njerëz (të administratës së re Trump, shën.red.), qytetarët e Kosovës nuk kanë dëgjuar për ta, dhe se ata dinë diçka për Kosovën. Shumë njerëz kanë përvoja me Kosovën, dhe kjo nuk është rezultat i Kosovës, por rezultat i punës së lobit shqiptaro-amerikan prej viteve të 80-ta”, deklaroi Arifi.

“Ne tash e kemi marrë pak a shumë lidershipin prej lobit shqiptaro-amerikan, sepse kemi thënë se tash jemi shtet dhe e kemi ambasadën. Atje e kemi dërguar një njeri. Por, në ShBA, të dërgosh një ambasador me një shofer, çka po dëshiron të mbërrish?”, u shpreh ai.

Pjesëmarrësit tjerë në debat deklaruan se problemi qëndron te deklaratat publike të kryeministrit Albin Kurti, i cili në një kohë e pat quajtur edhe Sekretarin e shtetit, Antony Blinken, “naiv”.

Ndërkaq, në një moment Arifi tha se “ose duhet ta ndërrojmë kryeministrin, ose qasjen” ndaj ShBA-së, deklaratë e cila ngjalli të qeshura në mesin e mysafirëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit