Opinionisti, Avni Arifi, deklaroi se askush nuk i ka bërë tradhti politike më të madhe partisë së vetë sesa ajo që i bëri Vjosa Osmani LDK-së.
“Nuk ka nder më të madh në politikë se kur partia të nominon kandidat për kryeministër. Kanë qenë mijëra njerëz të LDK-së që në zgjedhjet e vitit 2019 krejt Kosovën janë munduar ta bindin që Vjosa Osmani është më e mira, që duhet të jetë kryeministre. Dhe vetëm një vit më pas ajo ia merr LDK-së 95 mijë votues dhe i bashkohet një subjekti tjetër”.
“LDK-ja i ka pasur themelet e forta, se ndonjë parti tjetër ndoshta ishte shkatërruar krejt, sepse ka qenë një degradim total që i ka bërë subjektit që vetëm një vit më përpara, me tërë energjinë janë munduar ta bëjnë kryeministre”, deklaroi Arifi në emisionin Rubikon në Klan Kosova.