Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill do ta vizitojë të mërkurën Komunën e Preshevës.
Aty ai pritet të takohet me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifin.
Vizita e ambasadorit në Preshevë do të zhvillohet nga ora 12:00.
“Po ju shkruaj për të njoftuar se nesër, më datë 31 janar 2023, në Komunën e Preshevës do të jetë për vizitë Ambasadori i SHBA-së, Christopher Hill, nga ora 12:00”, tha Arifi për Insajderin.
Pas takimit, dyshja do të mbajnë konferencë për shtyp.