3.4 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Arifi ngrit dyshimet: A e bën Kurti fabrikën e dronëve në Gjakovë tash që fitoi Gjini?

- Advertisement -

Opinionisti, Avni Arifi ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për qasjen e tij gjatë fushatës zgjedhore, duke thënë se Kurti ka bërë premtime të mëdha për projekte shtetërore vetëm në rast të fitores së Lëvizjes Vetëvendosje nëpër komuna.

Lidhur me këtë, Arifi ngriti pikëpyetje nëse Kurti do e bëjë fabrikën e dronëve në Gjakovë, pas fitores së Ardian Gjinit të AAK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Ka hyrë në këtë proces me shumë premtime, domethënë projektet nacionale, projektet shtetërore kanë thënë do t’i bëjmë nëse fiton Vetëvendosje. Flasim për dronët, për shembull në Gjakovë. Atje ka fituar Ardian Gjini, nuk e di a e bën [Kurti] tash fabrikën e dronëve apo jo? Sido që të jetë, ai kërcënoi qytetarët e Kosovës, që në rast se votoni partitë tjera, që ai i quan të korruptuara, nuk do t’u japim financa”, ka deklaruar Arifi në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit