23.1 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Arifi nga protesta në Hagë: Kjo gjykatë e egër, pa kurrëfarë kontrolli, që s’i jep llogari askujt – si mund të jetë e Kosovës?

- Advertisement -

Avni Arifi, ish-diplomat i Kosovës, nga protesta në Hagë kundër Gjyktaës Speciale që po zhvillohet tha se kjo Gjykatë “është mekanizëm i egër” që nuk i jep llogari askujt, as s’ka kontroll demokratik dhe as mbikëqyrje institucionale.

Për më tepër, tha ai në formë pyetjeje, si mund të jetë gjykatë e Kosovës kur dëshmi merr nga organet e sigurisë serbe të kohës së Sllobodan Millosheviqit.

“Kjo kërkesë e sotme në këtë protestë, nuk është vetëm kërkesë për drejtësi në verdikt, ap odrejtësi në kuptim që lufta jon ka qenë luftë e drejt. Por, ne kemi të bëjmë me një mekanizëm që kurrëfarë kontrolli demokratk nuk ka. Thuhet se është e Kosovës, por tash, si mund të thuhet që është e Kosovës kurse burim i dëshmive të jetë shteti i Serbisë e sigurimi shtetëror i saj? Të siguroj që ata njerëz që kanë dhënë dëshmi për këta njerëz (krerët e UÇK-së), sigurt ata vet kanë bë krime. Si ai gjenerali serb që ka dhënë dëshmi, ai i ka duart me gjak

Më mirë vonë se kurrë. Në sytë e qytetarëve është tërësisht e papranueshe. Kur është puna te mbrojtja e tyre, janë cënuar të drejtat e tyre, shkelje e rëndë që në asnjë vend të BE-së nuk do të mund të kishte ndodhur. Kjo gjykatë doli mekanizëm tërësisht i egër që nuk i jep llogari askujt, dhe vendos për fatin e njerëzve sikur të ishte xhungëll. Kosova është dasht shumë më herët, të ketë mekanizëm mbikëqyrës. Por, s’mund të jetë drejtësi ajo ku njerëzve u mohohen të drejtat elementare të tyre”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit