19.5 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Arifi: Nëse s’ka diçka konkrete më 14 shtator, s’do të ketë marrëveshje deri më 2025

- Advertisement -

Politologu Dritëro Arifi, vlerësoi që nëse më 14 shtator në takimin e nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do të ketë diçka konkrete, atëherë sipas tij, nuk pritet të ketë marrëveshje deri në vitin 2025.

Madje sipas tij, tani është shumë e vështirë që të ketë rikthim apo sukses të dialogut.

“Kosova nuk mund ta detyrojë perëndimin për ta dëmtuar Serbinë. Por, çka mundet Kosova për ta obliguar perëndimin është që ta avancojë Kosovën, këtë mund ta bëjë. Kosova është në disfavor për momentin, ende kemi masa apo sanksione kufizuese. Ndërsa, nga dialogu më të 14, pres që palët do të zotohen për ato që janë dakorduar. Po e shoh shumë të vështirë që dialogu të ringjallet, apo të kemi sukses në dialog, sepse në vitin e ardhshëm janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që automatikisht i bie që Komisioni do ta pushojë punën. Nëse nuk ka diçka shumë konkrete më 14 shtator, atëherë i bie që deri në vitin 2025, nuk do të kemi marrëveshje”, deklaroi Arifi në emisionin “Këndi i Debatit”.

Kujtojmë që më 14 shtator do të mbahet takimi i radhës i nivelit të lartë ndërmjet kryeministri, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit