Home Lajme Arifi: Narracioni i VV-së për 15 vjet e ka helmu shoqërinë

Arifi: Narracioni i VV-së për 15 vjet e ka helmu shoqërinë

0
Arifi: Narracioni i VV-së për 15 vjet e ka helmu shoqërinë

Analisti, Dritëro Arifi ka hedhur kritika kundrejtë Lëvizjes Vetëvendosje pasi sipas tij, narracioni i partisë në fjalë për 15 vite e ka “helmuar shoqërinë”.

Arifi madje tha se Vetëvendosja ka krijuar mosbesim edhe ndaj institucioneve shtetërore të vendit.

“Narracioni i Vetëvendosjes qe 15 vite e ka helmu komplet shoqërinë, e ka polarizu. Pra njëfarë mënyre kanë ra në kurthën e luftës psikologjike, pra kur bënë luftë psikologjike një vend ndaj një vendi tjetër ai mbjell defetizëm. Pra shikoni Vetëvendosje gjithmonë ka thënë sistem i korruptuar, sistemi shëndetësor katastrof keq, do me thënë kanë kriju mosbesim. Ndërsa  mjekët tanë shkojnë në Gjermani janë më të mirët, pra nuk eshtë puna te mjekët, por te investimi që duhet të bëhet”, tha Arifi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas Arifit, nëse sot thuhet se ka korrupcion në Qeverinë Kurti, askush nuk beson, e kjo sipas tij, po ndodhë për shkak të luftës psikologjike 15 vjeçare të Vetëvendosjes.

“Kanë thënë që sistemi gjyqësor është i kapur, do me thënë s’kan lënë njeri pa etiketuar dhe erdhën në pushtet, mirëpo erdhën në pushtet me luftë psikologjike dhe me gjithë ato gënjeshtra. Se Kosova ka lëvizur shumë me gjithë ato gabimet që kanë qenë ka lëvizur dhe tash kur e thotë dikush të vërtetën normalisht askush më nuk e beson, sepse kjo lufta psikologjike 15 vjeçare ka ndiku që sot nëse themi që ka korrupsion në Qeverinë Kurti, thojnë jo nuk është e mundur. A po kupton njerëzit më nuk besojnë do me thënë ka humbur besimi në institucione shtetërore”, tha ai.

Exit mobile version