5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Arifi: Mafia energjetike është shumë aktive, dihet edhe kush e kontrollon

- Advertisement -

Analisti politik, Avni Arifi, ka thënë se mafia energjetike në Kosovë ekziston, madje është shumë aktive.

Për këtë aferë, Arifi shprehet se Nagip Krasniqi e ka ditur, duke i thënë Dejona Mihalit se është pak a shumë e vërtetë.

“Kosova ka importuar rrymë në vlerë prej 366 milionë euro, domethënë është një shumë jashtëzakonisht e madhe, dhe në shuma të mëdha, paraprakisht duket se ka pasur marrëveshje që të ketë dhe abuzime”, tha Arifi.

“Ekziston ajo që quhet mafia energjetike, dihet se është shumë aktive, dihet kush e kontrollon, pra Tamoviq, djali i ushtrisë jugosllave. Pra Kosova blen rrymë nga mafia energjetike në rajon”.

Tutje Arifi shtron dhe pyetjen se nëse Mihali është aq e zonja, pse nuk iu dha një pozitë shtetërore?

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit