Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka njoftuar se ka publikuar fragment nga letra dërguar Kurtit, përmes së cilës i ka kërkuar që të mos tërhiqet nga dialogu dhe komunikimi diplomatik.
Arifi është shprehur se nëse do të ndodh kjo atëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë në shënjestër të një situate apo grupi terrorist.
“Është e rëndësishme që ju, të konsideroni kërkesën e partnerë ndërkombëtarë të cilët ftojnë në dialog dhe komunikim në vazhdimësi, për arsye se jo vetëm ju jeni të rrezikuar në Veri të Kosovës dhe në Kosovë përgjithësi, por nëse dialogu dhe komunikimi diplomatik ndërpritet, shqiptarët në Luginën e Preshevës janë në shënjestër të një situate apo grupi terrorist.” – ka shkruar Arifi.