-4.8 C
New York
Thursday, January 29, 2026

Buy now

Arifi: LDK dhe PDK ende nuk e kanë tejkaluar rivalitetin e së kaluarës

- Advertisement -

Apinionisti Avni Arifi, tha se më 9 shkurt, partitë opozitare e kanë pasur një shans.

Sipas tij, edhe opozita ka pasur mosbesim ndaj LVV-së.

“LDK dhe PDK ende nuk e kanë tejkaluar rivalitetin e së kaluarës. Dhe u pa. Në LDK e kisha bindjen që kish njerëz brenda që nuk donin të hynin me PDK-në se frikësoheshin që nuk e votojnë. Por edhe në PDK nuk kishte shumë të interesuar të hynin me LDK-në. Dhe se këto nuk janë bashkë, siç thotë Kurti se janë bllok, u pa në Gjilan që PDK nuk e ndihmoi LDK-në. Edhe në Fushë-Kosovë, PDK-ja nuk i ndihmoi LDK-së”.

“Mund të them se Kurti i ka sjellë në gisht partitë politike. Ata u frikësojshin se mos po na pisket Vetëvendosja e po humbim votë nga qytetarët”, u shpreh ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit