Seanca e Kuvendit për votimin e ekzekutivit, është thirrur të dielën më 26 tetor me fillim nga ora 10:00.
Për këtë, ka folur analisti politik Avni Arifi.
Ai foli edhe rreth ofertës së Kurtit drejtuar Nismës.
“Ju desh me shku në Londër, e me i kallxu Kosovës që ka biseduar me NISMA-n dhe ua kanë ofruar një pazar edhe s’e kanë pranuar. Kanë mundur ta japin 1 milion herë atë informacion, por s’e ka dhënë”, deklaroi Arifi në Klan Kosova.
Kurti, gjatë qëndrimit në Londër këtë javë, tregoi se në negociatat me Nismën, atyre ua kishte ofruar postin e Zëvendëskryetarit të Kuvendit, mes tjerësh.






