Dje, Kuvendi i Kosovës, vetëm me votat e partisë në pushtet ka miratuar Ligjin për Komisionin e Pavaruar të Mediave, KPM-së.
Ky projektligj është përcjell me kritika nga opozita, organizata joqeveritare dhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Në lidhje me miratimin e këtij Ligji ka folur për “Gazeta Blic” ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi.
Arifi tha se Qeveria Kurti shumicën parlamentare e ka shëndërru në qeverisje me arrogance votash.
Ai tha se Kurti synon kapjen totale të shtetit i maskuar ‘gjoja me vendosjen e ligjshmerisë’
“Qeveria Kurti është qeveri që shumicën parlamentare e ka shëndërru në qeverisje me arrogance votash. Haptazi sikur ne fushat tjera Kurti me shokë synimin me kapjen totale te shtetit e ka maskuar me gjoja vendosjen e ligjshmerisë”
“Kurti duhet ta dijë se ky popull ka pas edhe me herët lider që kanë besuar se mund ta fusin nën kontroll të plotë por kanë dështuar, edhe ky sigurtë do të dështoj” deklaroi Arifi.
Pas miratimit të këtij Ligji ka ardhur një reagim i ashpër nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
AGK-ja në reagimin e tyre theksoi se votimi i këtij ligji ‘është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë’
“Votimi i sotëm është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë, në një përpjekje të nisur qysh prej fillimit të mandatit për disiplinimin dhe kontrollimin e tyre” thuhet në reagimin e AGK-së