Home Lajme Arifi: Kurti duket sikur është nën substanca narkotike, një njeri normal nuk shprehet ashtu

Arifi: Kurti duket sikur është nën substanca narkotike, një njeri normal nuk shprehet ashtu

0
Arifi: Kurti duket sikur është nën substanca narkotike, një njeri normal nuk shprehet ashtu

Mënyra se si po shprehet kryeministri Albin Kurti në këtë fushatë zgjedhore, për shumëkënd po tingëllon e çuditshme.

Madje, opinionisti Avni Arifi, këtë mënyrë të të shprehurit të Kurtit po e krahason me një person nën substanca narkotike.

“Gjuha e tij është e pandershme dhe shumë e rrezikshme. Kur je kryeministër dhe i hidhëruar, ke të drejtë të jesh pak i hidhëruar, por nuk ke të drejtë të shprehesh në këtë mënyrë”.

“Prej ditës së parë, e kam pyetur veten se cilat mund të jenë arsyet, dhe kam ardhur në konstatimin se janë tri të mundshme: është i frikësuar, ka stres të madh dhe ka pasur probleme serioze me mbushjen e sallave. Nëse e bën një analizë, duket sikur një person që është nën substanca narkotike, apo ta jep atë përshtypje. Unë nuk e di dhe nuk po them që është, por po ta jep përshtypjen e tillë, sepse një kryeministër, një njeri normal nuk shprehet, nuk çirret në atë mënyrë”, tha mes tjerash Arifi.

Exit mobile version