24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Arifi: Kamberi akuzon Shqipërinë për bashkëpunim me Serbinë

- Advertisement -

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar ndaj deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke thënë se pasi që e ka përdorur flamurin kombëtarë, tani e akuzon Shqipërinë për bashkëpunim me Serbinë.

Arifi tutje ka thënë se thënë se partia e Kamberit e ka synuar marrjen e një posti të rendit të dytë apo tretë në shtetin serb,

Tutje ka thënë se është skandaloze që Kurtin vazhdon të përçajë spektrin politik dhe tani nëpërmjet zëdhënësve të tij në Preshevë.

Postimi i plotë:

Shaip Kamberi i cili përdorë flamurin tonë kombëtar, vetëm pasi e ngrit dhe i jep përparësi atij serb tani akuzon Shqipërinë, për bashkëpunim me Serbinë pas tentativës së javës së kaluar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, për të mediuar edhe kësaj radhe një listë të përbashkët në bazë të Marrëveshjes së 2020-ës.

Shqipëria dhe asnjë nga funksionet shtetërore të saja, në asnjë moment nuk kanë tentuar as në 2020-ën e as tani, të na fus në qeveri për çfarëdo posti a pozite në Serbisë. Kurse Shaip Kamberi, partia e të cilit e ka votuar programin qeverisës të Vuçiqit në 2016, ka synuar marrjen e një posti të rendit të dytë apo tretë në shtetin serb.

Është skandaloze, që Albin Kurti vazhdon të përçajë spektrin politik dhe tani nëpërmjet zëdhënësve të tij në Preshevë, akuzon Republikën e Shqipërisë e cila sipas tij po fton për “Unitet në Dorëzim” dhe jo Unitet në Rezistencë, dhe që tenton të na bëjë me zor të jemi pjesë e qeverisë Serbisë .

Koha e deputetit pa rezultat ka mbaruar!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit