Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

- Advertisement -

Ish-diplomati Avni Arifi, ka komentuar 48 orët e mbetura për çështjen e kandidimit të presidentit dhe ngërçin politik rreth këtij procesi.

Sipas tij, nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, Kuvendi shpërbëhet dhe krijohet një situatë e re politike.

“Kur të shpallen zgjedhjet, shpërbëhet Kuvendi dhe bëhet ashtu siç ka dëshiruar Kurti – vetëm ai në pushtet i do 80%. Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese nuk u skadon mandati. Po flas për spekulimet që po qarkullojnë; nuk e di çfarë ka dashur apo jo, por punët po shkojnë në atë drejtim”, tha Arifi në Tëvë1.

Duke folur për mundësinë që Vjosa Osmani të rikandidohet, Arifi theksoi se për zgjedhjen e presidentit kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë.

“Për Vjosa Osmanin, nëse do të bëhet presidente apo jo, duhet të votohet dhe duhet të jenë 80 deputetë në sallë. Ata që janë pjesë e projektit të përbashkët i kanë 66 vota. Por, 48 orë para zgjedhjes kanë dhënë sinjale të qarta se ajo nuk është e preferuara e tyre”, u shpreh ai.

Arifi shtoi se mund të ketë befasi në momentet e fundit.

“Për ta mbrojtur veten dhe për të thënë se nuk e kanë dëmtuar Vjosën, ata mund të befasojnë edhe në 24 orët e fundit, duke ardhur me emrin e saj vetëm për ta mashtruar elektoratin, duke thënë ‘ne e propozuam, por nuk u votua’. Por, realisht, ka pasur lobim kundër Osmanit që ajo të mos jetë presidente. Kjo është shprehur hapur dhe qartë”, deklaroi Arifi.

Procesi i zgjedhjes së presidentit mbetet i hapur, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për epilogun e ngërçit politik.

Të ngjashme

Të fundit