26.2 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Arifi: Jeta është e rrumbullakët si topi, po vjen koha që VV t’i korrë me bereqet të gjitha ato që i ka mbjellë

- Advertisement -

 

Analisti politik, Avni Arifi ka komentuar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe dështimin e konstituimit të Kuvendit.

Arifi ka thënë se që prej se ekziston VV si parti parlamentare, pra pas zgjedhjeve të vitit 2010, asnjëherë nuk e kanë ndihmuar asnjë qeveri dhe asnjë kryeministër, për sigurimin e kuorumit në seancat parlamentare.

“Nuk e kanë ndihmuar as Thaçin, as Mustafën, as Haradinajn e as Hotin – madje as në seancat kur ishte paraparë miratimi i ligjeve jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët. Si pjesë e një qeverie që fillimisht i kishte 61 vota e më pas ra në 52, sa herë që nevojitej të ishin të pranishëm 61 deputetë, VV e braktiste sallën. Jeta përnjëmend është e rrumbullakët si topi. Po vjen koha që VV t’i korrë me bereqet të gjitha ato që i ka mbjellë’, than Arifi.

Arifi tha se dhe në muajt në vijim do të ketë mungesë të deputetëve në seanca dhe se pas çdo dështimi deputetët e VV-së, do të piskasin e lotojnë se nëse deputetët e opozitës po i bojkotojnë.

“Në muajt në vijim, duke pasur parasysh që shumë prej deputetëve të VV-së janë bajagi “turistë Zvicre Gjermanie e France” dhe do të mungojnë shpesh, seancat e Kuvendit do të jenë “mozomakeq”. Ju siguroj se pas çdo seance – njësoj si dje – deputetët e VV-së do të dalin e do të vajtojnë, piskasin e lotojnë se deputetët e opozitës po i bojkotojnë. Jo, jo nuk ju bojkotojnë, por sigurishtë do t’u a kthejnë dashninë që e keni investu kurse me mirë sigurojeni shumicën gjithmonë, e jo vetëm për krijimin e qeverisë”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit