17.1 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Arifi ia zhvesh kontradiktën Kurtit: Në Kroaci flet për shtet të së drejtës, këtu s’i paraqitet prokurorisë

- Advertisement -

Një kontradiktë të pastër e shtjelloi ish-diplomati, Avni Arifi, referuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ditë më parë foli nga Zagrebi për ndërtim të shtet të së drejtës, ndërsa në vend refuzoi t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale në cilësi dëshmitari.

Postimi i Arifit:

Dy qëndrime të kundërta dhe skandaloze të Kurtit:

Në Kroaci, gjatë një konference për shtyp, Kurti deklaroi se në Kosovë kemi “ndërtuar shtet të së drejtës”.

Ndërsa në Kosovë, pikërisht këtë shtet të së drejtës, partia e tij e kritikon sa herë që organet e drejtësisë hetojnë të korruptuarit e Qeverisë dhe partisë së tij. Për më tepër, ftesës së Prokurorisë për intervistim i përgjigjet me fyerje dhe sillet si një entitet mbi institucionet, duke e parë ligjin si të vlefshëm vetëm kur i shërben interesave të tij politike.

Ky deklarim në Kroaci më kujtoi ish-Kryeministrin kroat, Sanader. Edhe ai, në kohën e vet, kishte gojën plot vrer kundër korrupsionit, por në fund përfundoi në burg për afera të rënda korruptive.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit