13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Arifi godet Kurtin dhe Kamberin: Kemi një doraputhës të Vuçiqit në parlamentin serb

- Advertisement -

Kreu i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë sot se në Parlamentin e Serbisë nuk ka deputetë shqiptarë në këtë vit. Ai ka kritikuar fort Shaip Kamberin, të cilin e ka quajtur “një të deleguar dhe një doraputhës të Vuçiqit”.

Ai tutje ka thënë se me përkrahjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti janë përça listat për të shkuar Kamberi si deputet.

Kreu i Luginës së Preshevës ka kërkuar të bëhet diçka në lidhje me këtë situatë dhe ka kujtuar se shqiptarët nuk kanë deputet këtë vit, por një të deleguar dhe një doraputhës të Vuçiqit në Parlamentin e Serbisë i cili është shqipfolës.

Kanë ndodhur që nëpërmjet medijimit tendencioz të VV-së dhe Albinit nuk kemi mundur në vitin 2022 me kirju listën e përbashkët të njëjtë ashtu sikur që e kemi pas në 2020. Ka dhënë ndihmë përkrahje Shqip Kamberit se e ka mik dhe shok për me mund me ra në situatë që me u përça listat gjë e cila ka ndodhë dhe pastaj gjë e cila ka rezultuar edhe më keq sepse u dasht mu aktivizu Vuçiqi dhe Gjykatat Serbe për me mund pas 5 herë prishje të një vendvotimi me dërguar si deputet në Serbi, Shaip Kamberin. Shqiptarët nuk kemi deputet këtë vit, ne kemi një të deleguar dhe një doraputhës të Vuçiqit në Parlamentin e Serbisë i cili është shqipfolës.” – ka thënë Arifi përmes një video.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit