Opinionisti Avni Arifi, ka thënë se në vitin 2021 rotacioni i pushtetit në Kosovë ka qenë dëshirë edhe e njerëzve që sipas tij, u kanë takuar partive politike të tjera.
Sipas Arifit, ka qenë bindja në popull që dyshja Kurti-Osmani do ta bëjnë atë që s’e kanë bërë krejt qeveritë e mëparshme, që do ta bashkojnë popullin dhe do ta çojnë vendin përpara.
“Kjo aventurë dëshmoi që në Kosovë është mirë të mos i fitoj kurrë kurrkush 50%, pasi qeveria që u krijua, nuk u krijua qeveri e bashkimit të popullit, por u krijua qeveri që e zhvilloi arrogancën dhe populli është ndarë’.
“Gjithçka që s’ka qenë Vetëvendosje është sulmuar nga kjo qeveri dhe tash kemi mbërri në një nivel që e ka guximin t’i lyp edhe 50% të votave pa ofruar asnjë program, sepse kjo votë e besimit, e ka shndërruar në votë të obligimit”, tha Arifi në Rubikon në Klan Kosova.