Ish diplomati, Avni Arifi ka thënë se Vetëvendosje është duke nxituar për të dhënë lajmin se FSK-ja ka shku në Veri.

Ai në Facebook ka thënë se FSK’ja gjithëherë ka pasur të drejtë të shkojë në veri me leje të KFOR-it.

Arifi ironizon duke thënë që Kurti mund ta hap edhe Urën e Ibrit, por që sipas tij po dështon ta bind KFOR-in për këtë.

Postimi i plotë:

I ka dhënë zor VV me e publiku lajmin se FSK ka shkuar në Veri thu ti se kanë shku në Hënë!

Nuk është hiç lajm i ri që FSK ka shkuar në Veri. FSK gjithmonë ka pasur të drejtë të shkojë atje me leje të KFOR, dhe e vetmja gjë që është dasht, ka qenë të tregojë qëllimin e shkuarjes, ndërsa KFOR-i e ka vlerësuar kërkesën.

Ka shkuar edhe më herët, do të shkojë edhe në të ardhmen natyrisht, me lejen e KFOR-it deri sa KFOR dhe NATO ta kenë mandatin që kanë

Dorën në zemër, edhe urën mund ta hap Kurti, dhe krejt çka duhet është të marrë lejen e Komandantit të KFOR-it. Por Kurti si duket po dështon me bind KFOR-in se hapja e urës i shërben integrimit. Dështim amatoresk

Shpërndaje