Politologu Dritëro Afiri tha se marrëveshja për targat me Serbinë si kusht për liberalizimin e vizave, krahasuar me arritjet e qeverisjeve tjera në Kosovë, është minore, raporton teve1.info
Në emisionin debatues “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Arifi tha se në Evropë thonë që modestia është kulturë kurse mendjemadhësia është budallai, derisa shtoi se një gjë të tillë po e bënë Vetëvendosje me meritat për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Vetëvendosje ka prodhuar helm më shumë se të gjithë të tjerë, të tjerët kanë punuar për zgjedhje dhe kaq, por qytetarët e Kosovës kanë besu dhe shpresu shumë tek qeveria progresive e Vetëvendosjes. Në Evropë thuhet, modestia është kulturë. Mendjemadhësia është budallai. Këtë e bënë Vetëvendosja. Tash shkojmë, po e ndryshojmë narracionin, po e banalizojmë debatin sepse pa e banalizuar, ai qytetari, ai 45-shi, analfabeti funksional nuk e kupton. I bie që, tash po du me banalizu me ia dhënë të gjitha meritat zotit Kurti, i bie që luftën çlirimtare të Kosovës nuk e ka bërë UÇK-ja, e ka bërë Vetëvendosja, NATO nuk e ka bombarduar Serbinë, e ka bombarduar Vetëvendosja, nëse dojmëa me shku me merita kështu brutale, pra edhe Pavarësinë e Kosovës e ka shpallë zoti Kurti. Imagjinoje tash ai që e ka shpallë Pavarësinë e Kosovës çka duhet ai me bë, çka duhet ai me thënë. A po e kuptoni pse e thash modestia është kulturë. E mos të hyjmë më thellë tash me i përmend të gjitha këto banalitetet që kanë ndodhë që s’i ka bërë Vetëvendosje kuptohet. Gjithë ato autostrada që po i shini kaq të bukura nuk i ka bërë Vetëvendosje, por këta mendojnë që i ka bërë. Ai aeroporti i bukur që e promovuan për viza, nuk e ka bërë Vetëvendosja, por këta mendojnë që e ka bërë. Shikoni, ky është problemi i mentalitetit”, u shpreh Arifi.
Ai shtoi se në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës kanë qenë 95 kritere, prje të cilave një e ka bërë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe një Vetëvendosje.
“Tash kthehemi tek liberalizimi i vizave. 95 kritere kanë qenë, edhe demarkacioni ka qenë kriter. Asnjë kriter se ka realizu kjo qeveri, ama bash asnjë. Pikërisht për dy arsye për të cilat këta kanë luftuar për të cilat pajtohem, mbi 200 mijë nënshkrime janë mbledh për Zajdenicën dhe për Demarkacionin. Erdh Aleanca e votoi demarkacionin, erdh VV-ja e bëri superzajednicën. Ky është parimi a, kjo është modestia a? E shikoni do me thënë, por ky popull është, është një shprehje, qysh je-e ke qeverinë. Tallava politikë, tallava popull, tallava kulturë, prandaj ia nisa me gjerman me kuptua seriozitetin dhe po vazhdoj me shqiptarë me e kuptuar banalitetin. Ka merita, normal që edhe kjo qeveri ka merita, por nëse i krahasojmë të gjitha meritat tjera që i përmenda me targat, nuk duhesh me u krenu, duhesh pak me shuajt pak, se targat nuk krahasohen me Shpalljen e Pavarësisë e me autostrada, janë gjëra të vogla, minore”, u shpreh Arifi.