Opinionisti Avni Arifi ka thënë se Qeveria e ShBA-së nuk bashkëpunon vetëm me Qeverinë Kurti.
Kështu deklaroi ai mbrëmë në “Rubikon” të Klan Kosovës, pas pezullimit të dialogut strategjik ShBA-Kosovë.
“E vetmja qeveri me të cilën nuk bashkëpunon qeveria amerikane është qeveria e Kurtit”, tha Arifi.
Ish-diplomati po ashtu tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përdor shumë, sipas tij, demagogjinë.
“Krejt çka thotë ai janë të pavërteta, por ju kanë hëngër”, tha tutje ai, transmeton Klankosova.tv.
Sa i përket pezullimit të dialogut strategjik, Arifi tha se Amerika asnjëherë nuk ka kërkuar nga Kosova që të servilizohet.
Ndryshe, Arifi e quajtur reagim të poshtër shkrimin e këshilltarit të Kurtit, Përparim Kryeziut, pas njoftimit të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë për ndërprerjen e pa afat të dialogut strategjik.
Po ashtu, krejt në fund Arifi akuzoi Kurtin se ai ka mohuar gjithçka të Kosovës