Dje dështoi për herë të 13-të konstituohet Kuvendi i Kosovës.Nesër me 11 maj pritet të mblidhen sërish deputetët në tentativën e radhës për daljen nga ngërçi institucional.
Por sipas njohësit të zhvillimeve politike, Avni Arifi, as nesër nuk pritet asgjë.Arifi tha se pas fjalimit që mbajti sot kryetari i LVV-së, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë ai s’e sheh veten si lider i një partie fituese por si sundimtarë.
“Pas fjalimit të sotshëm të Kurtit në VV, e qartë që Kurti nuk e sheh rolin e vet si lider i një partie fituese por e sheh veten si sundimtar. Urdhrat e tij që opozita t’a votoj Albulenën nuk besoj se opozita do t’i realizoj. Pra asgjë spritet nga nesër” tha shkurt Arifi për “Gazeta Blic”.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka folur për bllokadën në Kuvendin e Kosovës dhe vështirësitë që të sigurojë 61 vota për emrin e Albulena Haxhiut.
Ai s’ka përjashtuar zgjedhjet e reja ku sipas tij mund të përsëritet rezultati, por edhe mund të thellohet në favor të partisë së tij.“Zgjedhjet mund të përsëritet. Por edhe rezultati jo vetëm që mund të përsëritet por edhe mund të thellohet në favor të VV-së”, ka thënë Kurti.