6 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Arifi: 600 milionë euro jemi më të varfër vetëm me fatura të rrymës

- Advertisement -

Paralajmërimi i rritjes së çmimit të rrymës nga 1 prilli, po has në kundërshti të madhe qytetare.

Kjo temë u diskutua edhe në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Opinionisti Avni Arifi tha se tërë barrën e vet, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) po ia zbrazë qytetarëve. Por, tha se qytetarët kanë qeveri e cila duhet të merret me këtë çështje.

“Është bërë praktikë që ZRrE, sa herë të ka nevojë për ndryshime në treg, këtë t’ia shkarkojë qytetarëve të Kosovës. Por, për këtë qytetarët kanë qeveri. Edhe më 2019, ka pasur kërkesë nga ZRrE për rritje të çmimit të energjisë. Qeveria e ka konsideruar se kjo ka ndikim negativ në gjendje sociale në Kosovë dhe e ka refuzuar. Kurrfarë problemi s’ka pasur”, tha Arifi, duke iu referuar Qeverisë Haradinaj.

Nga ZRrE-ja, Arifi tha se gjithmonë ka kërkesë, por nuk duhet gjithmonë t’i shkarkohet qytetarëve të Kosovës çdo ngarkesë.

“A ka qeveri Kosova qe 5 vite? Sa i përket qeverisë, është mirë të shihen të dhënat. Prej 2017 deri më 2021, Kosova në total ka importuar rrymë rreth 120-130 milionë euro, kurse prej 2021 deri më 2025, kjo po i afrohet 800 milionë eurove”, potencoi Arifi.

Ai tha se e vetmja industri që ka shënuar rritje kaq të madhe është importi i energjisë, dhe tha se kjo po përcillet me afera korruptive dhe me përfolje të kyçjes së institucioneve të Kosovës në këtë industri, e cila sipas tij, kryesisht kontrollohet nga mafia energjetike.

“Atëherë thoshin se bëhet shtrenjtë dhe se po i paguajmë shumë amerikanët (e kompanisë Contour Global, shën.red.), dhe tani përfunduam duke ia dhënë 800 milionë euro mafies energjetike, për çka të gjithë e dinë se kontrollohet nga serbët”, potencoi ai.

Ndër të tjera, Arifi

“Elementi tjetër që është i rëndë, e pamë propagandën e kryeministrit Kurti atëherë për Limakun, për rritjen e çmimit… pastaj e pamë se LVV e shkatërroi Contourin, e cila, edhe pse nuk ishte në një kontratë perfekte, i jepte Kosovës 500 MW, dhe e shkatërruan Contourin, por çka krijuan? Nuk e kanë ndërtuar asnjë kapacitet të ri energjetik”.

“U mbytën t’u thanë, po riparojna. Por, nuk bëhet Kosova A e Kosova B duke i blerë mercedeska, më falni në shprehje”, deklaroi Arifi.

Avni Arifi tha se xhepi i qytetarëve të Kosovës, gjatë kësaj qeverisje, është varfëruar për 600 milionë euro, vetëm në fatura të energjisë elektrike.

“Minimum për 600 milionë euro është varfëruar qytetari i Kosovës vetëm në fatura të energjie elektrike. 600 milionë euro qytetarët e Kosovës kanë paguar rrymë shtesë nga xhepi i tyre, edhe e kanë paguar shtetin, përmes TVSh-së”, u shpreh opinionisti Arifi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit