Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar sot arën e fermerit Rexhep Pllana në fshatin Kçiq i Madh, ku kultivohen patate të klasit të parë.
Tahiri vlerësoi ndershmërinë, përkushtimin dhe punën e palodhshme të fermerit Pllana, i cili përmes bujqësisë siguron mirëqenien e familjes së tij dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të komunës.
Ai theksoi se Komuna e Mitrovicës do të qëndrojë gjithmonë pranë fermerëve dhe se çdo fermer që punon do të ketë mbështetjen e saj.