19.1 C
New York
Wednesday, September 17, 2025

Buy now

Arian Tahiri viziton bizneset mitrovicase: Bizneset e vogla janë zemra e Mitrovicës, do t’i mbështesim çdo ditë

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar sot disa nga bizneset e vogla të qytetit, duke u ndalur te dyqanet që çdo mëngjes hapen me përkushtim, shërbejnë me mirësjellje dhe mbajnë gjallë traditën dhe jetën ekonomike të qytetit.

Tahiri tha se këta njerëz përfaqësojnë vlerën më të madhe të Mitrovicës, duke e bërë atë një qytet dinamik dhe të gjallë.

“Sot vizitova ata që çdo mëngjes hapin dyqanet me përkushtim, shërbejnë me mirësjellje dhe punojnë me ndershmëri. U ndala te biznese të shumta në Mitrovicë dhe takova qytetarë që punojnë çdo ditë për një jetë më të mirë. Janë lokale që mbajnë gjallë traditën, familje që punojnë me zemër, markete që hapen herët dhe librari që përhapin dijen. Të gjitha këto janë Mitrovica.”, shkroi ai.

Ai premtoi mbështetje të vazhdueshme për ta, duke theksuar se zhvillimi i qytetit nuk mund të mendohet pa fuqizimin e ekonomisë lokale.

Të ngjashme

Të fundit