21.7 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Arian Tahiri takon minatorët e Trepçës, ish-kolegët e babait të tij: “Minatorët kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për Mitrovicën dhe Kosovën”

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me minatorët e Trepçës, të cilët i ka quajtur ndërgjegjja e Mitrovicës.

Gjatë këtij takimi, Tahiri ka vlerësuar lart punën e minatorëve, duke theksuar se ajo është më shumë sesa ekonomi, pasi përfaqëson dinjitet, sakrificë dhe amanet. Ai ka rikujtuar se minatorët shpesh kalojnë më shumë kohë nën tokë sesa me familjet e tyre, prandaj shoqëria dhe institucionet kanë një borxh të madh ndaj tyre.

“Ky borxh duhet t’u kthehet me veprime të drejta dhe dinjitoze, si për minatorët, ashtu edhe për familjet e tyre”, tha Tahiri, duke shtuar falënderimet e tij për gjithçka që minatorët kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për Mitrovicën dhe Kosovën.

Të ngjashme

Të fundit