Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka zhvilluar sot një takim të ngrohtë me një grup pensionistësh në qytet, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e tyre të përditshme.
“Pimë çaj, qeshëm dhe luajtëm një lojë shahu që do ta mbaj mend gjatë. Ky takim më dëshmoi edhe njëherë se Mitrovica nuk ndërtohet vetëm me projekte infrastrukturore, por me ndjeshmëri, përkujdesje dhe respekt për çdo brez”, u shpreh Tahiri.
Ai njoftoi se një nga zotimet kryesore të tij është ndërtimi i një shtëpie të denjë për të moshuarit në Mitrovicë, ku do të ofrohet kujdes profesional, ambiente të ngrohta dhe trajtim me dinjitet për të gjithë pensionistët e qytetit.
“Mitrovica nuk ndërtohet vetëm me projekte, por edhe me ndjeshmëri, përkujdesje dhe respekt për çdo brez. Qyteti ynë do të ketë një shtëpi të denjë për të moshuarit, me kujdes, ngrohtësi dhe dinjitet, ashtu siç e meritojnë”, shtoi kandidati i PDK-së.