Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar takim me familjen Aliu dhe miqtë e tyre në fshatin Koshtovë.
Ai tha se qytetarët e Mitrovicës përfaqësojnë forcën kryesore të qytetit dhe se tek ta ka parë përkushtim të sinqertë dhe shpresë për të ardhmen.
“U jam mirënjohës për gjithçka dhe këtë përgjegjësi e mbaj me nder”, është shprehur Tahiri.