Kandidati i PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka prezantuar projektin e tij të madh për ndërtimin e 2500 vendparkimeve të reja në tri lokacione strategjike të Mitrovicës.
Tahiri ka thënë se me ndërtimin e 2500 vendparkimeve të reja në tri lokacione strategjike, do të ofrojnë hapësira të sigurta, të organizuara dhe funksionale për qytetarët tanë.
Ai ka thënë se sistemi i ri i parkingjeve do të menaxhohet nga Komuna e Mitrovicës, duke siguruar transparencë, mirëmbajtje të rregullt dhe shërbim cilësor për të gjithë qytetarët.
Ky është postimi i plotë i Arian Tahirit, kandidatit të PDK-së për Kryetar të Mitrovicës:
2500 vendparkime të reja në tri lokacione qendrore të Mitrovicës.
Ky është projekti im për ndërtimin e parkingjeve moderne në qendër të Mitrovicës, një zgjidhje konkrete dhe afatgjate për mungesën e parkingjeve në qytet. Me ndërtimin e 2500 vendparkimeve të reja në tri lokacione strategjike, ne do të ofrojmë hapësira të sigurta, të organizuara dhe funksionale për qytetarët tanë.
Sistemi i ri i parkingjeve do të menaxhohet nga Komuna e Mitrovicës, duke siguruar transparencë, mirëmbajtje të rregullt dhe shërbim cilësor për të gjithë qytetarët.
Votoni për një Mitrovicë të rregullt, të sigurt dhe moderne! #PDK191
Link: https://www.facebook.com/share/p/1CTe2RyYtS/