Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka numëruar projektet që do të përfundohen në rast së zgjidhet kryetar i kësaj komune.
Tahiri në “Adresa”, ka thënë se do ta ndërtojnë çerdhen në lagjën Vaganicë dhe në fshatin Kqiç, po ashtu ndërtimin e rrugëve në fshatrat Kaçandoll, Vllahi, Rashan, Mazhiq, Tërstenë, Rahovë e në Shalë të Bajgorës.
Po ashtu, Tahiri ka thënë se do të vazhdohet projekti i lumit Ibër nga ura kryesore deri ku bashkohet me lumin Sitnica.