Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin qendror që do të mbahet sot, më 10 tetor, në orën 17:30, në Palestrën Sportive “Minatori”.
Tahiri ka theksuar se ky është momenti për ta treguar fuqinë dhe unitetin e Mitrovicës, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos mungojnë në këtë ngjarje të rëndësishme.
“Mitrovica ka nevojë për ju,” është mesazhi që kandidati Tahiri ka përcjellë përmes ftesës së tij drejtuar qytetarëve mitrovicas.